Poloni, numri i vdekjeve nga Covid-19 është më i lartë pas Luftës së Dytë Botërore

Numri i vdekjeve nga pandemia e Covid-19 në Poloni është më i larti pas Luftës së Dytë Botërore në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 248 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend dhe më shumë se 103 mijë persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Në pandeminë e Covid-19, Polonia, anëtarja e Bashkimit Evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve, përjetoi humbjen më të lartë të jetëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministria raportoi gjithashtu se 36.500 raste u zbuluan në Poloni në 24 orët e fundit dhe u arrit një rekord në numrin e rasteve ditore në pandeminë e Covid-19, me efektin e variantit Omicron.

Thuhet se 1.390 nga rastet me Covid-19 të zbuluara në 24 orët e fundit ishin me variantin Omicron dhe për valën e pestë të pandemisë rreth 31 mijë shtretër janë në dispozicion në spitale.

Numri i rasteve ditore në Poloni mund të rritet në 50 mijë javën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button