Për 5 përqind u rrit rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut brenda vitit

Në Maqedoninë e Veriut në nëntor të vitit 2021 u regjistruar rritje e rrogës mesatare bruto e neto për 5.8 përqind, gjegjësisht 5.6 përqind, krahasuar me nëntorin e vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (14.4%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (11.5%) dhe Informimi dhe komunikimi (11.3%)”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në muajin nëntor, rroga mesatare bruto në vend ka qenë 43 509 denarë, ndërsa ajo neto 29 130 denarë.
Në këtë periudhë, u regjistrua ulje e pagës mesatare neto në Veprimtaritë e patundshmërisë (3.9%), Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (3.5%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (2.9%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button