fbpx

RMV, Ministria i ftoi nxënësit dhe studentët që të nënshkruajnë marrëveshjen nëse janë përfitues të bursave

Nxënësit dhe studentët e Maqedonisë së Veriut që kanë përfituar bursa, por nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen, duhet të paraqiten në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë të cilët e kanë fituar të drejtën e bursës në konkursin e fundit të shpallur për ndarjen e bursave, ndërsa të cilët ende nuk i kanë dorëzuar marrëveshjet për bursë në MASH, është e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohorë të printojnë dhe të plotësojnë në tre kopje marrëveshjen adekuate dhe ta dorëzojnë në zyrën administrative në MASH”, sqarojnë nga Ministria.

Gjatë dorëzimit, nuk duhet patjetër të jenë personalisht nxënësit dhe studentët që e kanë përfituar bursën.

Ministria sqaroi që në rast se një gjë e tillë nuk realizohet nga nxënësit ose studentët, ajo nënkupton se është refuzuar nga ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button