Shkup, paraburgim për shoferin që me veturë e goditi vajzën për vdekje

Shoferi i veturës që e ka goditur me veturë deri në vdekje vajzën 24 vjeçare afër qendrës tregtare “Siti Mall”, duhet të jetë në paraburgim, propozoi Prokuroria Themelore Publike, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak ekzistimit të rrethanave që tregojnë rrezik nga arratisja, mundësisë që i dyshuari të ndikojë ndaj dëshmitarëve, dhe me këtë mënyrë të ndërpresë procedurën penale, si dhe nga frika se mund të përsëritë veprën penale, prokurori publik përgjegjës deri të gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale në Shkup, ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit”, deklarojnë nga Prokuroria.

Ai fajësohet gjithashtu edhe për mosgatishmërinë pëe të dhënë ndihmë deri te të lënduarit, në bazë të nenit 301, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Përkujtojmë që Policia ka raportuar që dje në orët e mbrëmjes, është goditur me veturën Citroën C4 në rrugën “Aradhat Partizane” një vajzë 24 vjeçare, e cila ka ndërruar jetë. Vetura ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi 50 km/h në kalimin për këmbësorë.

Ndryshe, vozitësi është arrestuar dhe mbajtur në stacion policor, pas urdhrit të prokurorit publik, i cili ka urdhëruar që të kryhet autopsia e trupit të pajetë dhe ekspertizë të gjakut dhe urinës nga vozitësi i automjetit me qëllim që të konstatohet nëse ai ka vozitur nën ndikimin e alkoolit apo substancave tjera të palejuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button