U zbulua një laborator kriptomonedhash në Durrës

Policia zbuloi një bazë të prodhimit të kriptomonedhave, në Durrës, raporton EN. Baza furnizohej me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Policia sekuestroi 200 pajisje prodhimi kriptomonedhash.

Firma që zotëron magazinën pretendon se biznesin e ka te regjistruar në QKR.

Kriptomonedhat janë para elektronike. Ndryshe nga paratë e tjera si leku, dollari, apo euro që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, monedha virtuale prodhohet nga vetë individët.

Për kriptomonedhat pak kohë më parë është miratuar një ligji i veçante dhe një rregullore për të gjitha bizneset që duan të hapin platformat e tyre të investimit në monedha digjitale.

Në rregullore specifikohen se janë tre lloje licencash, ndërsa ka procedura të shumta për të marrë një prej tyre dhe kontrolli do të jetë i rreptë nga institucionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button