Qeveria dhe Oda Ekonomike u pajtuan që të tërhiqet ankesa në Gjykatë për vendimin që e diela të jetë ditë jopune

“E diela ditë jopune” ishte një nga temat që u diskutua ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Odës Ekonomike në RMV, duke përkujtuar që kjo e fundit e ka kontestuar kushtetutshmërinë e këtij vendimi, duke e dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese, raporton Portalb.mk.

“Oda do të tërheqë iniciativën pranë Gjykatës Kushtetuese, do të gjendet zgjidhje për sfidat rreth të dielës si ditë jopune”, deklarojnë nga Qeveria, duke bërë të ditur që bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe Odës është rritur.

Tërheqja e rastit në Gjykatën Kushtetuese pritet të bëhet më 18 shkurt, ndërkohë paralajmërohen zgjidhje për sfidat rreth realizmit të këtij vendimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button