Jo 10 ditë, por 7 ditë do të jetë izolimi për pacientët e infektuar me kovid në Maqedoninë e Veriut, propozoi Komisioni

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka propozuar që izolimi për pacientët e infektuar me Kovid-19 të jetë shtatë ditë, në vend që të jetë dhjetë ditë, transmeton Portalb.mk.

“Ulja e periudhës nga 10 në 7 ditë izolim për pacientët pozitiv me kovid, është qëndrimi që dol sot nga seanca e jashtëzakonshme e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Vendimin e merr Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa në bazë të propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe miratimit nga Shtabi i Përgjithshëm i Krizës”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria vlerësoi që akoma spitalet kanë kapacitet për trajtimin e të sëmurëve.

“Në takimin e Komisionit, nuk u fol për ndërprerjen e certifikatave dhe për mbajtjen e maskave mbrojtëse nga nxënësit me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor. Për këtë çështje, do të diskutohet më gjerësisht në mbledhjet e ardhshme të Komisionit”, sqarojnë nga Ministria.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në orë e pasdites ka seancë qeveritare, e pesta me radhë pas ardhjes se kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button