Pas takimit me kryeministrin bullgar, Kovaçevski bisedoi me kryetaren e Komisionit Evropian

Pas marrjes së pozitës së kryeministrit dhe takimit me kryeministrin e Bullgarisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri Kovaçevski i konfirmoi edhe një herë pozicionet e Maqedonisë, për gjuhën dhe identitetin maqedonas”, deklarojnë nga Qeveria, në lidhje me bisedën e kryeministrit për eurointegrimet e vendit.

Ai kishte theksuar që eurointegrimet janë prioritet për vendin.

“Komisioni Evropian e përshëndeti dialogun e kryeministrit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe së bashku e vlerësuan si një hap pozitiv për tejkalimin e dallimeve”, theksojnë nga Qeveria, duke sqaruar që Kovaçevski ka pranuar urime edhe nga Ursulla në lidhje me përzgjedhjen e tij si kryeministër.

Kovaçevski ka njoftuar kryetaren në lidhje me masat e marra nga vendi në lidhje me krizën energjetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button