Punëtorët e NPK-së në kushte të mjerueshme, Kasami premtoi kushte më të mira dhe rritje të pagave (Foto)

Ndonëse janë gjithnjë në vijë të parë të frontit për të pastruar mjedisin jetësor në Tetovë, punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” punojnë në kushte të mjerueshme, thjeshtë ata janë lënë në harresë nga ana e autoriteteve duke mos u investuar te to, madje ata përballen me paga shumë të ulëta, që edhe shpesh kanë pasur vonesa. Dje kryetari i komunës, vizitoi punëtorët e Njësisë Punuese “Higjiena Komunale”, nga ku premtoi kushte më të mira pune dhe rritje të pagës, transmeton Portalb.mk.

“Të lënë në harresë me vite, në kushte që vetëm ata dinin se si punojnë. Baltë dhe zyra katastrofale. Rroba të vjetruara dhe pagë minimale”, kështu u shpreh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami pas takimit me punonjësit e Njësisë Punuese “Higjiena Komunale”.

Ai thotë se thirrja emergjente është tani, kështu duke premtuar kushte më të mira pune për to, në mesin e të cilave premtoi rroba të reja dhe ngritje të pagave si pikënisje transformimit për NPK-në.

“Shumë shpejtë në Tetovë do të arrijnë kamionë të rinj së bashku me kontejnerë që do të shërbejnë drejtpërdrejt në lehtësimin e punës së tyre dhe pastërtinë e qytetit tonë. Dislokimi i tyre mbetet një përgjegjësi e madhe e jona, me të vetmin qëllim krijimin e një vendi sa më të përshtatshëm dhe adekuat për punëtorët e Higjienës Komunale. 2022-shi do të jetë vit i punës”, premtoi Bilall Kasami.

Në fotografitë më poshtë mund të shihni kushtet e punës të Njësisë Punuese “Higjiena Komunale” të NPK-së.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button