Kosovë, afër tre mijë raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se sot u regjistruan 2,943 raste të reja me Covid-19 nga 11,563 testime të kryera, prej të cilave rreth 25% kanë rezultuar pozitiv, transmeton Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit u regjistrua një viktimë, 317 të tjerë u regjistruan si të shëruar ndërsa numri i rasteve aktive është 12,396.

Deri më tani, në Kosovë janë vaksinuar 799,939 persona apo rreth 44%.

Ndryshe, nesër Qeveria e Kosovës pritet të miratojë masa të reja anti-Covid, të cilat mund ti gjeni duke klikuar KËTU.

LEXO: Kosovë, nga nesër këto janë masat e reja anti-Covid

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button