Kryeministri e ka ditur për fitoren e Deharit, por ka heshtur?!

Kryeministri  Nikolla Gruevski, natën vonë pas zgjedhjeve kur doli të shpallë fitore, sipas burimeve të Libertas, e ka ditur se në Kërçove që në raundin e parë do të fitojë kandidati i BDI-së, Fatmir Dehari, por mes lavdërimeve euforike që po sfidon LSDM-në për të shtatën herë me radhë, ka heshtur dhe nuk e ka plasuar informacionin për Kërçovën.

Libertas, nga burime partiake mëson se deputeti Vllatko Gjorçev, i cili qe shpallur kontrollues mes koalicionit VMRO DPMNE dhe LSDM në vendvotim në Zajaz, kur i ka parë rezultatet dhe ka mësuar për të tjera rezultate nga kolegët e tij në vendvotimet tjera, e ka kapur panika dhe ka ikur pa e nënshkruar procesverbalet.

Burimet e njëjta thonë, Gjorçev ka shkuar në shtab të VMRO-së, pastaj një orë pas mesnate e ka nënshkruar procesverbalin.

Edhe kolegia e tij Silvana Boneva, ka qenë e zyrtarizuar si kontrollore në atë rajon, por ashtu siç vërtetojnë burimet, është sjellë në mënyrë profesionale dhe e ka nënshkruar procesverbalin pa dramatizim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button