Mariçiq-Byrnes: SHBA-ja mbetet mbështetëse e fortë e integrimit evropian të RMV-së

Nga Sekretariati për Çështje Evropiane njoftuan se sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes, transmeton Portalb.mk.

Nga atje njoftojnë se në takim u diskutua për mbështetjen e SHBA-së në procesin e integrimit evropian të vendit tonë, si dhe u theksua rëndësia dhe domosdoshmëria e progresit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian.

“Në prag të seancës së përbashkët me Qeverinë e Bullgarisë, zëvendëskryeministri Mariçiq i prezantoi ambasadores Byrnes mënyrën se si do të formohen grupet e punës dhe do të funksionojnë në kuadër të qasjes së re me Bullgarinë, të cilat pritet të lëvizin procesin e për të tejkaluar çështjet e hapura, por edhe të jetë një bazë e mirë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, sektorëve civilë dhe të biznesit”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button