Përfundoi projekti për të drejtën e shfrytëzimit të ujit

Miratimi i dokumenteve të reja planore të cilat në mënyrë plotësuese e lehtësojnë qasjen deri te realizimi i së drejtës së ujit, harmonizim me legjislacionin evropian, vendosje të standardeve të reja, jo vetëm në mbrojtjen e resurseve ujore, por edhe në mënyrën e bashkëpunimit tek faktorët shoqëror janë rezultatet kryesore të cilat dolën nga projekti “Përmirësimi i kornizës ligjore për mjedisin jetësor në pjesën e shfrytëzimit të ujit”.


Projekti realizohet si aktivitet i përbashkët i MMJPH-së dhe Qendrës për demokraci ekologjike “Florozon”, në bashkëpunim me Ambasadën britanike në Shkup.

“Janë përgatitur akte nënligjore për formën dhe përmbajtjen e formularëve për marrje të lejes për shfrytëzim dhe lëshim të ujërave, ndërsa zbatimi i tyre praktik do të jetë sfidë dhe hap në punën administrative. Udhëzimet e përgatitura për dorëzim të kërkesës për marrje të lejes për shfrytëzim të reszrseve ujore dhe krijim të onlajn aplikacionit dhe udhëzim në ueb portalin e Ministrisë është diçka e re dhe do të jetë në dobi të madhe për çdo aplikues”, tha Ademi.

Ajo që pritet më tej, theksoi Ademi, është përgatitja e një sistemi të vetëm informues kombëtar për ujërat, i mbështetur në të dhënat hyrëse dhe informacione, saktë të definuara në hapësirë dhe kohë, të cilat janë prodhim i këtij projekti.

Ambasadori Ivon theksoi se Britania e mbështet Maqedoninë në integrimin e evropian. Rruga drejt integrimit në BE, siç tha, kërkon implementim të ligjeve dhe kërkesave evropiane, ndërsa ajo ishte prezentë edhe në Raportin e fundit.

Ai theksoi se me këtë projekt do të mundësohet menaxhim më efikas me ujërat, do të mbrohet e drejta e qytetarëve, e drejta e kompanive, do të dihet për nivelin e ujit që nuk guxon të shfrytëzohet, për sasinë dhe cilësinë e ujit.

Kirill Ristovski, drejtor programi i Qendrës për demokraci ekologjike “Florozon” potencoi se është hera e parë që në OJQ nga sektori i ekologjisë drejtpërdrejt të ndikojë ndaj ndryshimit të caktuar të legjislatives dhe madje ta menaxhojë në, siç tha, mënyrë tejet transparente dhe demokratike.
Përkujtoi në fillimet e këtij projekti, pas Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim midis qeverive të Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në debatet e realizuara për këtë temë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button