Kreacionet e studenteve të Institutit të Izet Curit do t’i gjeni në vitrinë edhe në Paris (FOTO)

Studentet e Institutit të Izet Curit vazhdojnë të na habisin me sukseset e tyre. Kreacionet e tre studenteve u vendosën ne vitrinat e Shkupit dhe së shpejti dhe në Paris. Instituti Francez në Shkup i publikoi nëpër rrjetet sociale arritjen e vajzave duke shkruar “Viti i Ri, vitrinë e re”, shkruan Portalb.mk.

Kreacionet të cilat ishin të vendosura në vitrinë, janë nga ekspozita “Moda në Pikturë”. Këto kreacione janë të punuara nga Albulena Baftiari, Natali Naumova dhe Blendina Katona. Në postimin e publikuar gjithashtu shkruan se këto tre studente së shpejti do të vendosen në Paris, falë mbështetjes së Institutit Francez në Shkup.

Instituti i Izet Curit jep shumë mundësi për të gjithë ata të cilët kanë talent në artizanat dhe modë.

Kujtojmë që Jehona Kastrati, ish-studente në Institutin e Izet Curit, pas përfundimit të studimeve filloi praksë në shtëpinë e modës Azzedine Alaia në Paris.

This slideshow requires JavaScript.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button