“Wizzair” i ndaloi udhëtimet Shkupit-Barcelonë dhe Larnaka dhe Ohrit-Milano

Kompania “Wizaair” konfirmoi se i ka shfuqizuar fluturimet nga Shkupi për në Barcelonë dhe Larnaka, por edhe nga Ohri në Milano, njoftoi ueb-faqja e specializuar për komunikacion ajror “Ex-You Aviation”. Nuk njoftohen arsyet se pse janë shfuqizuar këto dy linja, as nëse dikur do të rikthehen, transmeton Portalb.mk.

Biletat për të dyja fluturimet tanimë një kohë nuk shiten. Linja për Barcelonë disa herë është ndaluar në tre vitet e kaluara, pjesërisht edhe për shkak të pandemisë. U rikthye pas shfuqizimit të karantinës nëpër Evropë dhe përkohësisht ishte në funksion deri në dhjetor 2021.

Fluturimi Shkup Larnaka u suspendua që në fillim të pandemisë dhe prej atëherë fare nuk është rikthyer.

Njëkohësisht Wizzair, njoftoi se prej 3 marsit do të ketë linjë Shkup – Torino.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button