Le të shohë edhe i verbëri

I ushqyer me dashuri dhe përkushtim të veçant për popullin shqiptarë në përgjithësi dhe shoqërin time në veçanti, e pash të udhës t`i qasem një tematike sa aktuale aq edhe problematike, që njëherit “cenon” atë që ne quajm të shenjtë e cila është sa e drejtë e madhështore aq edhe e lavdishme dhe burrërore.

Unë jam ndër ata të rinjtë që jam ushqyer dhe ushqehem vetëm se me ndjenja të pastërta për këtë popull të guximshëm dhe luftoj në ngritjen e vyrtyteve, ruajtjen e vlerave dhe vazhdimin e rrugës racionale arsimore. Nuk është e vështirë për njeriun të vërej gjendjen mjeruese të kësaj kohe, dekadencën intelektuale, dobësin shpirtërore, dhe vuajtjet emocionale.

E gjithë kjo krizë sigurisht ka edhe faktorët apo iniciatorët e saj, të cilët duken nga fytyra se përvuajnë shpirtërisht nga përparimi i popullit shqiptarë, mjerisht, të ushqyer me urrejte dhe në munges të butësisë dhe shijes shpirtërore tentojnë të e “cenojn” dhe akuzojnë atë që unë e quaj “sistem jete” i cili ndryshe në gjuhët botërore njihet me emrin “Islam” apo në njërin ndër disa kuptimet e saj në gjuhën tonë  “Paqe”.

Kur i rikthehemi historisë së popullit tonë, udhëtimin e tij nëper shekuj dhe epoka të ndryshme, tragjedit dhe peripecit që shpesh ia thyen kurrizin, stuhitë e errëta që vërshuan mbi këtë popull nga kurreshtje lëkundim kokën dhe pyesim? Vallë si arriti ky popull të mbijetoj dhe ta ruaj indentitetin e tij fetar dhe kombëtar? Vallë si qëndroi aq zemërgjërë dhe kurrë nuk iu gjunëzua bile edhe perandorive më të mëdha, si ditën të solidarizohen dhe të qëndorjn kryelartë përballë historisë? Kush ishtë ai indikatori që nxiti bashkimin e vlerave, idealeve? Padyshim, se një shoqëri ateiste do të gjunjëzohej përball këtyre sfidave, dhe sot nuk do të quhej autoktone, dhe do t`i rrezikohej egzistenca. 

Derisa shfletojmë midis faqeve të historisë, udhëtojm madhërishëm ndër shekujt e lënë pas, nuk mund të mos krenohemi e freskohemi, kur aty shohim se arsyeja që mbajti gjallë këtë popull me këto tradita kaq të bukura është pikërisht ajo hyjnorja, që neve mburremi me të sepse jemi fatlumë që të parët tonë përqafuan fenë më të pastër, të vërtetën absolute me argumente të qarta shkencore pra fenë Islame.

Prapëseprapë, bukuria e agimit të dyshimit nganjëher na e tërheq vëmendjen, aq shumë përhumbemi sa nuk e ndiejm zhurmën e historisë, aq shumë armiqët e ksaj feje na servojnë trrillime saqë nganjëherë edhe biem pre e tyre, por, ajo që si fllad i mëngjeseve të verës ma flladit shpirtin është se vërtet Krijuesi është mbrojtësi dhe njohësi më i mirë i zemrave njerzore, dhe prishësi i komploteve dashakeqe.

Vërtetë, kësaj feje e kësaj mrrekullie i shkruan shumë autor, mbi këtë oqean shumë dijetar derdhën ujin e tyre, por, kjo nuk na privon që edhe ne t`a themi fjalën tonë, fundja fundit edhe kanarina jeton në kafaz por nuk heziton ta ekspozoj zërin e saj, edhe pse vetëm me të njetin mund të mburret, pamvarsisht se nuk e din çka është mburrja!.

Jemi dëshmitarë të një përplasje intelektuale, politike e fetare. Cdo ditë e më shumë, jepen kritika të rezymuara mbi Islamin, struktura të ndryshme punojnë në çrregullimin dhe devijimin e parimeve Islame, fare lakuriq nga logjika, me fanatizëm shtrojnë gjurmë negative të cilët si rezultat rezultojnë me një përçarje dhe dobësim si në aspket matrial ashtu edhe në atë shpirtëror. Ndaj, ne si pjestar të këtij besimi, duhet t`i kuptojmë vlerat tona, duhet ta dalim nga parcialiteti, deskriptiviteti dhe gjurmët sterile që po e deformojnë anën tonë morale, që e mjegullojnë vizionin tonë, që e pasivizojnë rinin tonë me ndjenja të pastërta konstruktive.
Shqiptarët e këtyre trojeve, janë të bindur në lartësin e fesë Islame, me vlera, parime dhe koncepcione unike, ai nuk i ngjanë asnjë legjende apo ngushllimi iluzor, siç mundohen të na e imponojn ata që jetën e tyre e kaluan në shërbim të intrigave dhe kurtheve, por ai është një realiteti objektiv. Kot, gabojnë ata që presin lindjen e diellit të ngrohtë në një ditë janari.

Gjithandej, këta Shqipëtarë besimtarë po dëshmojnë: rrespekt, bamirësi, progres, arsim e avansim. Kudo, nën hijen e këtij flamuri “fetar” me butësi dhe me një “dorë” të padukshme, preken e ledhatohen zemra njerzish me ndiesi fetare e kombëtare nga kjo fe e bekuar. Xhamitë gjëmojnë nga bubullimat e të rinjve që me vrrull kryejnë ritualet fetare, rrespekti i ndërsjelltë është prezent gjithandej, fundja fundit kjo quhet jetë, meqenesë njeriu është faktori kryesorë që i dha kuptim jetës që u kriju në shërbim të jetës njerzore.

Nuk ka pas dhe nuk mund të ketë kundërthënie mes fesë dhe kulturës tonë shekullore, sepse feja në qenësinë e saj është njohja e kulturës dhe kultivimi i saj, ajo është epiqendër e ekuilibrimit të racave, kombeve, gjinive, gjuhëve dhe popujve. Ndaj, duhet trajtuar si prioritare dhe si mjet stabiliteti dhe harmonizimi ndër ne, gjë që është sinonim i mirëqenies në shoqëri.
Bota sot ballafaqohet me probleme serioze, ajo qëndron në kulm të shkatërrimit, gjithandej prodhohen arma nukleare, e altileri superiore të cilët fundja fundit për njeriun prodhohen.
Bota sot është e ndarë në relacion Veri-Jug, në të bardhë e të zinj, në të pasur e të varfur, të uritur e të ngopur, në zotëri e robër.

Bota sot, lufton kush më shumë të pushtoj e të kolonizoj, kush më shumë të vrasë e shkatërroj. Lufta gjithandej, kemi shembullin e Hiroshimës e Nagasakit.
E gjithë kjo ndodh në munges të Islamit, atij rregulluesi që sot disa injorant të pavlerë, të cilët vërtet janë aq të pavlerë saqë sdua t`i mendoj, mundohen të na privojnë dhe manipulojnë.
Andaj, vlen të theksoj së kjo fe dhe këta besimtarë janë në shërbim të njerzimit, të ardhmërisë, qytetërimit efikas, ndërtimit qytetërues bashkëkohorë. Vetëm Islami i ofron njeriut prehje shpirtërore, qëllim jete dhe ekzistence, ofron moral të lartë, ndjenja institktive dhe marrdhënie univerzale fizike e matafizike. Ai poashtu, ofron edhe raport efikas familjar, bashkëshortorë, nxitë drejtësi, solidaritet, përgjegjësi. Ai nxit kërkimin e diturisë, urdhëron ripërtrirje, përparim dhe progres ndërnjerzorë. 

Ndaj ne duhet të jemi krenar me këtë besim, më shumë se kushdo tjetër duhet të mburremi, por, çuditërisht mburremi me diçka që duhet turpëruar, e turpërohemi prej asaj me të cilën duhet të mburremi. Mbase, e natyrshme në çdo popull ka edhe njerëz me dashuri patologjike, me shpirt të ngushtë të cilët ia kthejnë shpinën vlerave dhe mundohem popullit të tyre t`ia mohojnë të kaluarën e  vet të begatshme , e t`ia përgadisin një të ardhme të huaj. Nuk bëjnë gjë tjetër më shumë se japin një hipotez fanatike, në munges të provave dhe argumenteve. 
Duke e pas parasysh këtë  “rrëzik” prej neve kërkohet t`i disiplinojmë njohuritë tona, të jemi më humanistë racional ndaj atyre që na e dredhojnë e mjegullojnë historinë, edhe pse shifet qartë se nuk mund ta mbjanë nën fre tendencën qëllimkeqe që kanë. Por, sështë e rëndësishmë,qiriu sado që bënë dritë më në fund fiket, nuk mund t`i ngjaj diellit sepse njeriu në mesditë ska nevoj për atë dritë.

Përndryshe, mjaft këndshëm dhe levërdishëm, dhe me shumë brojtje të ndërgjegjës pohoj së Feja e Shqiptarit është Islami dhe dera e vetme e shpëtimit për të gjitha popujt e botës është po ky Islam i gjitha kohërave, gjitha popujve dhe gjitha gjeneratave deri në ditën e fundit në këtë egzistencë deri atëherë kur Krijuesi i krijesave të vendos ndryshe, ndaljen e rrjedhjes së kohës dhe shuarjen e jetës së kësobotshme.

“Ndihmohuni mes vete në të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi!”(el-Maide,2)
“E mos harroni bamirësinë ndërmjet jush.”(el-Bekare,237)
“Dhe njerzëzve u thuani fjalë të mira”.(el-Bekare,237)
E përfundoj këtë punim me lutje drejtuar Zotit të Gjithëfuqishëm që të na dhurojë urtësin, mirësinë, begatin dhe bujarinë. Zoti dasht të jemi punëtorë të devotshëm, të cilët këshillojë dhe ndjekin të vërtetën.

Falëmnderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve!

Lajme të ngjashme

Back to top button