Austria u bë vendi i parë i BE-së që e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19

Austria është bërë vendi i parë i BE-së që e bëri të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 pasi parlamenti i dha dritë jeshile këtij detyrimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumica e parlamentit austriak votoi në favor të projektligjit pavarësisht kundërshtimit nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë.

Detyrimi “hap rrugën drejt totalitarizmit në Austri”, tha kreu i Partisë së Lirisë Herbert Kickl.

Folësit nga radhët e qeverisë kritikuan deklaratat nga Kickl, duke e akuzuar atë për “përçarje të shoqërisë”.

Vaksinimi i detyrueshëm fillon nga shkurti

Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 në shtetin alpin do të nisë nga shkurti.

Nga detyrimi do të përjashtohen popullsia nën 18 vjeç, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje.

Në fazën e parë, ministritë përkatëse do të informojnë qytetarët për vaksinimin e detyrueshëm deri më 15 mars.

Nga data 16 mars, policia do të nisë kontrollin e statusit të vaksinimit të njerëzve.

Ata që refuzojnë të marrin vaksinën kundër Covid-19 do të përballen me gjoba ndërmjet 600 dhe 3.600 euro.

Rreth 72 për qind e popullsisë austriake janë vaksinuar plotësisht deri më tani.

Vendi me 9 milionë banorë ka regjistruar mbi 1,5 milion raste të koronavirusit që nga raportimi i rastit të parë në mars 2020. Gati 14.000 njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Austri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button