Më në fund, God of War mund të luhet në PC (VIDEO)

Pak ditë më parë doli versioni i lojës God of War që mund të luhet në kompjuter. Më parë, kjo lojë luhej vetëm në PlayStation, ndërsa lajmi që tani mund të luhet edhe në kompjuter u prit shumë mirë nga lojtarët, shkruan Meta, transmeton Portalb.

Për shkak se loja u lëshua pa mbrojtjen “denuvo“, atë mund ta shkarkonin të gjithë falas në Torrent në mënyrë të paligjshme. Këtë mundësi e shfrytëzuan shumë lojtarë dhe kështu u bë një prej lojërave më të shkarkuara në mënyrë ilegale (pirate) të të gjitha kohërave.

Loja vlen 50 euro dhe atë mund ta bleni në Steam. Duhet të keni parasysh se loja kërkon të luhet në kompjuter për gejming.

Loja ka grafikë të shkëlqyer dhe vetë historia e saj është interesante. Tema që trajtohet në këtë lojë është lufta. Është një “aksion brutal” pa censurë ku lëvizjet dhe betejat kundër përbindëshave apo perëndive të mëdha bëhen duke bllokuar, shmangur dhe dhënë goditje kritike.

Që në fillimet e serisë God of War, luftimet kundër perëndive ishin të përqendruara te “Zotërat e lashtë grekë”, por në këtë version të lojës në vëmendje janë “Zotërat nordikë”.

Loja aktualisht po kryeson me popullaritetin e saj si një nga më të pëlqyerat të PC “Triple A”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button