Prokuroria po e heton aksidentin në “City Mall” në të cilin humbi jetën një vajzë 24-veçare

Një prokuror i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit mbrëmë ka kryer inspektim në vendin e aksidentit të rëndë në afërsi të Qendrës Tregtare “City Mall” në Shkup, në të cilin e humbi jetën një vajzë 24-vjeçare, a moshatari i saj që e ka shoqëruar është lënduar, kumtojnë nga Prokuroria, transmeton Portalb.mk.

Sipas njohurive paraprake, deri te aksidenti ka ardhur pasi që “Citroen C4”, i drejtuar nga një 22-vjeçar e ka goditur djaloshin dhe vajzën derisa ata kanë qenë duke e kaluar rrugën. Vajza ka ndërruar jetë menjëherë, a djali është transportuar në spital me lëndime.

Vozitësi është arrestuar dhe mbajtur në stacion policor, pas urdhrit të prokurorit publik, i cili ka urdhëruar që të kryhet autopsia e trupit të pajetë dhe ekspertizë të gjakut dhe urinës nga vozitësi i automjetit me qëllim që të konstatohet nëse ai ka vozitur nën ndikimin e alkoolit apo substancave tjera të palejuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button