fbpx

Prodhimi industrial shënon rritje prej 4,5%

Prodhimi industrial ka shënuar rritje prej 4,5% në shkurt të këtij viti në krahasim me muajin shkurt të vitit kë kaluar, njoftoi Enti shtetëror për statistikë.

Sipas Entit statistikor, në sektorin e xehtarisë dhe të nxjerrjes së gurëve, në shkurt të vitit 2013, në krahasim me shkurtin e vitit 2012, është shënuar rritje prej 17,7%, në industrinë për përpunim ka rritje prej 4,4%, ndërsa në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim ka rënie prej 3,6%.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në shkurt të vitit 2013, në krahasim me shkurtin e vitit 2012, ka shënuar rritje në produktet intermediare, përveç energjisë për 7,9%, produkteve të përhershme për përdorim të gjerë për 7,2% dhe produkteve jo të përhershme për përdorim të gjerë për 12%, ndërsa rëmie ka te energjia për 6,8% dhe te produktet kapitale për 7%.

Prodhimi industrial në periudhën janar- shkurt 2013, në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 1,9%. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button