Pendarovski ka biseduar përmes telefonit me Radevin: RMV e gatshme ta intensifikojë dialogun

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka realizuar bisedë telefonime me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, njofton Portalb.mk.

Presidenca e RMV-së njoftoi se të dy krerët e shteteve kanë biseduar për zhvillimin më të ri të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve fqinje në dritën e vizitës së kryeministrit të Bullgarisë në Shkup, por edhe aktiviteteve të ardhshme në Sofje.

“Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski e ka përshëndetur dialogun mes dy qeverive dhe e ka theksuar gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për intensifikimin e saj në periudhën e ardhshme. Në drejtim të përforcimit të dialogut mes dy vendeve, të dy presidentët diskutuan edhe për mundësinë e një vizite zyrtare në periudhën e ardhshme të presidentit Pendarovski në Sofje, por edhe për intensifikim të komunikimit në nivel më të lartë në periudhën e ardhshme”, thuhet në kumtesë.

Më 18 janar, kryeministri i ri i Bullgarisë, Kiril Petkov, e realizoi vizitën e tij të parë në Shkup. Ai, bashkë homologun nga Shkupi, Dimitar Kovaçevski janë dakorduar që Bullgaria të pranojë që ta shfrytëzojë emrin e shkurtër të shtetit – Maqedonia e Veriut, por edhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

LEXO: Petkov-Kovaçevski: Bullgaria e pranon emrin Maqedonia e Veriut, javën e ardhshme seancë e përbashkët qeveritare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button