Aksident mes një kamioni nga RMV dhe një automjeti në autostradën “Struma”, një person humbi jetën

Rreth dy muaj nga aksidenti tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari, kur nga djegia e autobusit të aksidentuar të agjencisë “Besa Trans” humbën jetën 45 udhëtarë, kjo autostradë sërish është në lajmet e kronikës së zezë për shkak të një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë, nga i cili ku humbi jetën një person, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njofton Televizioni Nacional Bullgar (BNT), mbrëmë rreth orës 20 në afërsi të qarkores së autostradës te Bllagoevgradi, gjegjësisht në rrugën që dërgon në pikën kufitare “Dellçevë – Stanke Lisiçkovë”, një automjet i tipit “Opel” është përplasur me një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut që ka transportuar xehe nga minierat e plumbit dhe zinkut. Shoferi i Opelit ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në qarkoren e “Strumas” në kthesën e parë drejt fshatit Zelen Dol.

Siç njofton BTV, shoferi i kamionit ka thënë se automjeti direkt është përplasur te kamioni dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Hetimi vazhdon. Kjo rrugë është e rrezikshme, pasi që relativisht është e ngushtë dhe ka kthesa të ashpra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button