fbpx

Dashuria mposht gjithçka negative

Mendojeni nëse gjërat që me të vërtetë ua keni frikën mund të ndodhin në realitet. Pyetni veten çfarë mund të bëni dhe ndërmerrni hapa konkretë. Përsëritjani vetes suaj se me brenga asgjë nuk mund të ndryshoni, ato vetëm sa ju dërmojnë. Më mirë do të ishte që forcën tuaj ta ruani për t’u ballafaquar për sfidat e vërteta në jetë.  Nëse ju mundojnë ankthet, drejtojuni ekspertit për ndihmë. Kjo gjithsesi do t’ju ofrojë ndjenjën e kontrollit mbi jetën tuaj, përderisa vetëm kjo ndjenjë ndihmon në mposhtjen e ankthit. Shkoni në psikoterapi, bashkojuni në përkrahjen e njerëzve që vuajnë nga ankthi, shkoni në palestër, ndryshoni stilin e jetës suaj, ndërmerrni gjithçka që është në mundësitë tuaja.

Mendoni pozitivisht

Duket e vështirë, por është e thjeshtë. Posa t’ju kaplojë frika, mendimet negative dhe brengat joreale, mendoni në diçka pozitive. Mbyllni sytë, duke menduar veten tuaj në një plazh të bukur, përplot valë të detit, rrezet e diellit në trupin tuaj… Menjëherë do të ndieni lehtësim. Nëse për një moment ia dilni t’i largoni mendimet e errëta dhe negative, do të ndiheni shumë më mirë. Ndjenja se mund t’i mbizotëroni ndjenjat tuaja më së shumti ndihmon.

Hidhuni në aksion

Nëse ju mundojnë akthet, drejtojuni ekspertit për ndihmë. Kjo gjithsesi do t’ju ofrojë ndjenjën e kontrollit mbi jetën tuaj, përderisa vetëm kjo ndjenjë ndihmon në mposhtjen e ankthit. Shkoni në psikoterapi, bashkojuni në përkrahjen e njerëzve që vuajnë nga ankthi, shkoni në palestër, ndryshoni stilin e jetës suaj, ndërmerrni gjithçka që është në mundësitë tuaja.

Identifikojini brengat

Kur ju pushtojnë mendimet e errëta dhe brengat, provoni t’i mposhtni kështu, krijoni një listë me gjërat që më së shumti ua keni frikën. Mendojeni nëse gjërat që me të vërtetë ua keni frikën mund të ndodhin në realitet. Pyetni veten çfarë mund të bëni dhe ndërmerrni hapa konkretë. Përsëritjani vetes suaj se me brenga asgjë nuk mund të ndryshoni, ato vetëm sa ju dërmojnë. Më mirë do të ishte që forcën tuaj ta ruani për t’u ballafaquar për sfidat e vërteta në jetë.

Çoni dashuri

Seksi është njëra ndër teknikat më efikase dhe më të këndshme për uljen e stresit dhe shërimi e aktheve. Gjatë seksit sekretohet endorfina, hormoni i lumturisë, që shpjegon ndjenjën se pse njerëzit pas aktit seksual janë aq të lumtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button