Borë në Shkup: Rrugët të kalueshme, trotuaret dhe korsitë për biçikleta nuk janë pastruar

Reshjet e borës që mbrëmë filluan në Shkup, sot në mëngjes kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e qytetarëve të cilët kanë ecur nëpër trotuare apo nëpër korsi të biçikletave. Bora rreth 5 centimetra është pastruar kryesisht nga bulevardet dhe rrugët, por shërbimet e Qytetit të Shkupit kanë harruar t’i pastrojnë trotuaret dhe koristë e biçikletave.

Borë në Shkup
Borë në Shkup, foto: Meta.mk

Meta.mk sot në mëngjes ka bërë disa fotografi nga bulevardi “Partizanski Odredi”, rrugët e të cilit ishin të pastruara dhe të kalueshme, por trotuaret dhe korsitë për biçikleta jo. Një numër i vogël i të punësuarve në NP “Higjiena Komunale” e pastronin trotuarin te QT “”Bunjakovec”, por edhe hapësira për lëvizje të këmbësorëve gjithashtu, sikur jo për biçikleta sot në mëngjes ka mbetur nën borë.

Reshje të borës ka pasur në mbarë vendit dhe për këtë, autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë disa masa. Prej orës 08:30 është miratuar ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpërmjet Strazhës, informojnë nga AMSM. Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda prej orës 04:50 është miratuar edhe në rrugën Dibër Mavrovë.

Borë në Shkup, foto: Meta.mk
Borë në Shkup, foto: Meta.mk

Nga DHPM për ditën e sotme kanë paralajmëruar edhe ngrica për shkak temperaturave të ulëta. Reshjet e borës gjatë ditës do të ndalojnë, ndërkaq sipas parashikimeve në ditët në vijim do të ketë mot të ftohtë me erë veriore. Temperaturat ditore do të jenë rreth 0 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button