Shkup, një vajzë ka ndërruar jetë pasi është shkelur nga një automjet në vendkalimin për këmbësor

Një vajzë 24 vjeçare sonte ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një automobil në vendkalim për këmbësor në afërsi të qendrës tregtare City Mall në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Vajza ka qenë duke e kaluar rrugën në vendkalimin për këmbësor, kur automjeti “Toyota” e ka shkelur dhe e ka hedhur disa metra me çka ka marrë pasoja vdekjeprurëse.

Siç raporton A1on, automjet që ka shkelur viktimës, ka parakaluar një automjet tjetër i cili ishte ndalur në vendkalimin për këmbësor.

Policia është në terren dhe po kryen ekspertizë në vendin e fatkeqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button