Mariçiq: Obligimi ynë është që edhe më tej të vazhdojmë me realizimin e vazhdueshëm të agjendës së reformave

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot është takuar me ambasadoren gjermane në vend, Anke Holsteine. Në takim është biseduar për përparimin në zbatimin e reformave, por edhe për qasjen e re ndaj zgjidhjes së çështjeve të hapura me Bullgarinë, transmeton Portalb.mk.

Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se kjo qasje e re, premton rezultat pozitive dhe jep vlerë të re në aspiratat e Maqedonisë së Veriut për qasje drejt BE-së dhe do të sjell ndryshim të atmosferës mes popujve të dy vendeve.

“Vizita e ministres gjermane për Evropë, Ana Lirman, në ditën e parë të Qeverisë së re, e vërteton pozicionin e RF të Gjermanisë drejt eurointegrimeve të vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor. Tani obligim i yni është që edhe më tej të vazhdojmë me realizimin e vazhdueshëm të agjendës së reformave dhe të punojmë në zgjidhje e çështjeve të hapura me Bullgarinë në një mënyrë të fqinjësisë së mirë, transparencës dhe inkluziv”, ka theksuar Mariçiq në takim.

Ndërkaq, ambasadorja gjermane është shprehur se Gjermania mbetet edhe më tej mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues dhe mbikëqyrës i vëmendshëm i zbatimit të agjendës së reformave në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button