Kovaçevski – Bomgartner: Të arrijmë përparim të dukshëm drejt BE-së gjatë kohës së kryesimit të Francës me Unionin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Shkup, Siril Bomgartner. Dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë avancuar viteve të fundit dhe kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim në muajt e ardhshëm sa i përket procesit eurointegrues të vendit, shkruan Portalb.mk.

“Kryeministri Kovaçevski dhe ambasadori Bomgartner shprehën gatishmëri për bashkëpunim të shkëlqyer në muajt e ardhshëm në planin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut me qëllim që gjatë kohës së kryesimit të Francës me Bashkimin Evropian të arrihet përparim i dukshëm që dy vendet do t’i afrojë drejt realizimit të qëllimit që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare si fillim i negociatave të vendit tonë për anëtarësim në BE”, thuhet në kumtesë.

Në takim po ashtu u theksua se nga viti 2020, pas takimit të presidentit francez Emanuel Macron me ish kryeministrin Zoran Zaev, Franca dhe Maqedonia e Veriut shkruajnë kapitull të ri të bashkëpunimit e cila reflektohet me investimin e parë me investimin e parë me park solar të kompanisë “Akio energy”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button