Fiton në loto 338 milionë dollarë

Emigranti, pronar i një shitoreje në New Jersy, i cili gjatë vikendit të kaluar ka fituar 338,3 milionë dollarë në lotarinë “Powerball Jackpot”, ka thënë se “do të mbetet i njëjtë në zemër edhe pse është bërë milioner”.

Pedro Kezada, 44, ka festuar tiketën fituese të cilën e kishte blerë të shtunën, duke mbajtur një konferencë shtypi në selinë e lotarisë në New Jersy. Domenikani tiketën e kishte blerë në të njëjtin shitore në Pasaik, ku rregullisht ka blerë tiketa dhe birra.

“Jeta do të më ndryshojë, por unë në zemër do të mbetem i njëjti”, ka thënë babai i 5 fëmijëve, transmeton AFP.

Nëse Kezada vendos që të tërheq tërë shumën e parave të fituara, pas tatimimit do të shkonte në shtëpi me 152 milionë dollarë. Lotaria Powerball luhet në 42 shtete të Amerikës, ndërsa fitimi i Kezadës është i katërti për nga madhësia në historinë e kësaj loje e cila zhvillohet që nga viti 1992.

Lajme të ngjashme

Back to top button