fbpx

Kryeministri i Malit të Zi kërkoi zgjedhje të reja parlamentare

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç një ditë pas paraqitjes së kërkesës për shkarkimin e zv.kryeministrit Dritan Abazoviç, ka bërë kërkesë për zgjedhje të reja parlamentare, raporton EN. Sipas tij vendi ndodhet në një krizë të vështirë politike dhe e vetmja zgjidhje janë “zgjedhjet e reja”.

“Pas përpjekjes së URA dhe PSD dhe satelitëve të tyre për të formuar qeveri të re të minorancës, është bërë e qartë se zgjedhjet e reja janë e vetmja rrugë për të zgjidhur këtë krizë politike”, shprehet ai.

Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës, vjen në një kohë kur Abazoviç ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Pjesë e kësaj iniciative përveç Lëvizjes Ura dhe një partie tjetër pjesë e mazhorancës, janë bashkuar të gjitha partitë opozitare mes të cilave dhe forca politike e presidentit, Milo Gjukanoviç.

Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviç arrinte të formonte një shumicë të brishtë.

Me këtë bashkim, synohet formimi i një shumicë re qeverisëse ku pritet që Abazoviç të jetë kryeministër që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button