Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e katërt

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancën e katërt, ku ndër të tjera u vendos që Elektrana e Maqedonisë së Veriut të udhëheqë me BEG për të siguruar ngrohje qendrore në vazhdimësi, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të këtyre masave, u vendos që EMV-ja të mbështetet financiarisht me 615 milionë denarë , mjete që do të orientohen edhe te termocentrali Negotinë.

Thellimi I bashkëpunimit me Bullgarinë do të bëhet përmes grupit të punës që është formuar në këtë seancë nga Qeveria. Udhëheqës i këtij grupi të punës për ekonomi do të jetë Fatmir Bytyqi, ndërsa anëtarë Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi dhe anëtarë nga institucione tjera nga bujqësia, punë të jashtme, etj. Udhëheqës i grupit për infrastrukturë do të jetë Bllagoj Boçvarski, me anëtarët Goran Milevski, Admirim Aliti, etj. Bojan Mariçiq do të udhëheq grupin për eurointegrime dhe politika të gjelbra, ku anëtarë do të jenë Sllavica Grkovska, Naser Nuredini dhe tjerë. Grupi për punë të përbashkëta ndërqeveritare do të udhëhiqet nga Artan Grupi, me anëtarët si Bisera Kostadinovska – Stojçevska, Jeton Shaqiri, etj.

Magdalena Nestorovska u emërua sekretare shtetërore në MPB, ndërsa Sasho Tasevski u emërua drejtor në Biron për siguri publike në MPB.

Qeveria angazhoi Fondin për siguri pensional dhe invalidor që të dorëzojë të dhënat për pensionet më së voni deri më 25 janar nëpër banka, ashtu që pensionistët nga 26 janari të kenë mundësi të marrin pensione nëpër bankomate.

Personat që nuk kanë kartela, duhet që të respektojnë oraret nëpër sportele, ashtu që më 26 janar mund të merren pensionet deri 11 mijë denarë, më 27 janar pensionet nga 11 mijë deri 14 mijë denarë, më 28 janar pensionet nga 14 mijë deri 18 mijë denarë, ndërsa më 31 janar pensionet mbi 18 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button