Më 6 mars zgjedhjet për 6 komuna në Shqipëri

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta dekretoi sot mbajtjen më 6 mars të zgjedhjeve vendore në 6 bashki të vendit të mbetura pa kryetar, raporton VOA.

Zgjedhjet do të zhvillohen në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Ndonëse në shumicën e tyre, këto bashki ishin prej shumë kohësh, pa një kryetar të zgjedhur, presidenti Meta priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, për të dekretuar votimet e reja.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita nuk mori pjesë, duke i bojkotuar ato. Përsëritja e tyre mund të jetë një mundësi e mirë që dhe ajo të ketë përfaqësuesit e saj në pushtetin vendor, të paktën në këto 6 bashki ku Shkodra, Durrësi por dhe Lushnja janë ndër më të mëdhatë e vendit.

Por edhe këtë herë ajo duket se do të hyjë e përçarë, për shkak të luftës së brendshme në Partinë Demokratike. Zoti Berisha dhe mbështetësit e tij, bën të ditur mbrëmë se do të paraqesin kandidatët e tyre, ndonëse ligjërisht Partia Demokratike përfaqësohet nga kryetari Lulzim Basha. Fragmentarizimi i opozitës mund të favorizojë dukshëm socialistët që aktualisht kontrollojnë të gjithë pushtetin vendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button