Me Maqedoninë e Veriut kemi mundësi të bëjmë diçka që s’është bërë 30 vjet, paralajmëroi Petkov

Duhet të plotësojmë një pjesë më të madhe të detyrave që nuk janë përfunduar, deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov para takimit të sotëm të Këshillit të ministrave, duke i komentuar marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut., raporton MIA.

Petkov, siç transmeton BTA, konfirmoi se të martën më 25 janar do të mbahet seancë e përbashkët qeveritare e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Sofje.

“Kemi mundësi të bëjmë diçka që nuk është bërë në 30 vitet e fundit. Nuk do të humbim asnjë minutë për t’i shndërruar këto qëndrime në rezultatet reale”, deklaroi Petkov.

Si temë e rëndësishme., Petkov e konfirmoi lidhjen transportuese midis dy vendeve, duke e theksuar nevojën nga lidhja e shpejtë hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit, si dhe linjën direkte ajrore midis dy kryeqyteteve.

“Do të bëjmë plan real me arritje reale që duhet të arrihen në gjashtë muajt e ardhshëm”, shtoi Petkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button