Grkovska-Burns: Bashkëpunimi për avancimin e proceseve demokratike dhe reformave strategjike vazhdojnë

Qeveria njoftoi se zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, priti sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes, të shoqëruar nga dr. Eric Janovski, përfaqësues i Zyrës së USAID-it në RMV, si dhe Dr. Sllagjana Srbinoska, menaxhere specialiste në Agjencinë Amerikane, transmeton Portalb.mk.

Ambasadorja Burns theksoi se SHBA-ja është e hapur për bashkëpunim dhe vazhdimin e zbatimit të reformave dhe masave sistematike, të cilat janë të një rëndësie të madhe në luftën cilësore kundër korrupsionit dhe të rëndësishme për avancimin e procesit të integrimeve evropiane.

Grkovska u shpreh e gatshme për vazhdimin e qëllimeve dhe prioriteteve strategjike, duke u fokusuar në sundimin e ligjit, rendit, korrupsionit dhe sigurisë.

Nga Qeveria njoftojnë se në fund u konstatua se rezultatet e deritanishme në këto fusha janë një bazë solide për arritjen e përmirësimit tashmë të planifikuar të Planit Kundër Korrupsionit bazuar në katër shtylla: digjitalizim, gjyqësor i pavarur dhe efikas, profesionalizimi i institucioneve dhe masat parandaluese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button