Kovaçevski-Gallovej: Kemi interes të përbashkët që RMV të sigurojë pavarësi të qëndrueshme energjetike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Rejçëll Gallovej, e cila kryeministrit dhe Qeverisë së re ju uroi mandat të suksesshëm dhe realizim të prioriteteve programore në interes të qytetarëve.

Kryeministri Kovaçevski në takim e shprehu mirënjohjen e tij, të Qeverisë dhe të qytetarëve të vendit tonë për miqësinë tradicionale të Mbretërisë së Bashkuar.

Në kumtesë thuhet se kryetari i Qeverisë Kovaçevski rikujtoi se Mbretëria e Bashkuar kryesoi me BE-në kur vendi ynë e mori statusin e kandidatit në vitin 2005, kur kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar ishte Toni Bler dhe se populli i Maqedonisë së Veriut e mban mend këtë vendim si një prej më të rëndësishmeve në procesin e eurointegrimeve tona.

“Ambasadorja Rejçëll Gallovej konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet mbështetës i fuqishëm i reformave kyçe në proceset në Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar është partner i fuqishëm dhe afatgjatë i Maqedonisë së Veriut, si dhe i mbështet aspiratat e saja që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për prosperitetin e vendit në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe do të vazhdojmë të mbështesim strategjinë energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimin e saj për tranzicion të tërësishëm dhe të qëndrueshëm drejt burimeve të ripërtërishme të energjisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button