Natë e vetmisë

E shtrirë në barin e lagun nga shiu
natën nën dritën e të bukurës hanë rri..
Nën yjet e ndritun plotë jetë
që ndriçojnë një qiell të tërë.
E shtrirë të të kujtoj ty
ftyren tande shoh kudo atje lartë..
Permallem për kohërat tona s’bashku
ku të qeshurat tona degjoheshin shumë larg.
Një qetësi e madhe sonte m’pushtoi
njejtë sikurse natën..
Edhe hanën sot shoh ndryshe
t’zhytun, t’kaplune thellë n’mendime…
T’mërzituna të dyja qajmë hallet,
sonte n’këtë natë vetmie!
Shkruan: Mimoza Zymeri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button