fbpx

Abdrahmanov i OSBE-së u takua me Pendarovskin dhe Osmanin: RMV është shembull i demokracisë funksionale multietnike

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e ka pranuar ambasadorin Kairat Abdrahmanov, komisioner i lartë i OSBE-së për pakica nacionale, njofton Portalb.mk.

“Në takim janë këmbyer mendime për aktivitet e përgjithshme të OSBE-së në vend në kontekst të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve të ndryshme, por edhe bashkëpunimit të institucioneve shtetërore me organizatat ndërkombëtare dhe sektorin civil për këto çështje”, thuhet në kumtesën e Presidencës.

Presidenti Pendarovski ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv i demokracisë funksionale multietnike në lidhje me respektimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve të ndryshme, por edhe në qasjen e ndërtimit të tolerancës dhe besimit, në pajtueshmëri me vlerat dhe përkushtimet e OSBE-së.

“Në vend ka përparim të rëndësishëm të komuniteteve joshumicë, a në lidhje me çështjet gjinore ka më shumë programe në të cilat aktivisht po punohet, në proceset e krijimit të politikave dhe miratimit të vendimeve dhe ndikimit të tyre në barazinë gjinore në vend”, ka thënë presidenti, sipas kumtesës.

Abdrahmanov sot është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sipas kumtesës së MPJ-së, në takim u shkëmbyen mendime për rëndësinë e qasjes aktive në krijimin e politikave të integrimit dhe kohezionit social. Bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia e Veriut paraqet demokraci funksionale multietnike, modeli i integrimit social i së cilës paraqet shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë.

“Si kryesuese me OSBE-së në vitin 2023, do të punojmë për të promovuar në mënyrë aktive arritjet dhe përfitimet e modelit tonë unik të kohezionit social dhe mundësive të barabarta. Të arriturat në këtë plan janë kontribut konkret i vendit tonë dhe të njëjtat do të afirmohen dhe inkurajohen edhe në angazhimin tonë të ardhshëm në kuadër të OSBE-së”, tha ministri Osmani.

Në këtë kontekst, në takim u shkëmbyen mendime edhe për kryesimin e ardhshëm të vendit tonë me OSBE-në, si dhe për bashkëpunimin dhe promovimin e politikave në kuadër të dimensionit humanitar të Organizatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button