Strugë, maqedonasit kundër termit ‘gjuha shqipe’ në statutin e komunës!

Përbërjet e mëparshme të këshillit të komunës së Strugës i kishte përfshirë një krizë e madhe dhe mungesa e dialogut të mirëfilltë, mbase edhe mos gatishmërisë që Struga të bëhet me Statut, përkundër faktit se në mandatin e parë, është sjellë Statuti, që më pas u abrogua nga Gjykata Kushtetuese e RM-së, për shkak të dispozitave të Statutit të miratuar nga Këshilli.

Statuti në fjalë është abroguar pas ankimimit të palës maqedonase, e cila ka kërkuar që aty ku përmendet se: Në përdorim zyrtar është edhe gjuha shqipe”, të figurojë “Në përdorim zyrtar është edhe gjuha që e flasim mbi 20% të popullatës”, njofton Ina.

Një version i Propozim Statutit të komunës së Strugës, ka qenë sërish në rend dite në një nga seancat e Këshillit, propozim që në parim u miratua për shqyrtim, por u tha se kjo duhet të bëhet në një ambient dhe klimë më të mirë besimi të ndërsjellë, ndërmjet partnerëve të koalicionit, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së nga njëra anë dhe subjekteve tjera politike në Strugë.

Përkundër paralajmërimeve se këshilltarët e partive të bllokut maqedonas do ta braktisin seancën, ata e miratuan propozimin që të debatohet për Statutin, mirëpo, ata përsëri nuk e mbështetën formën dhe formulimin e propozuar nga propozuesi.

Përdorimi i gjuhës shqipe, – sipas Julijana Zaturoska, nuk kontestohet, sepse është e drejtë kushtetuese e popullatës shqiptare, mirëpo formulimi i nenit që parasheh mënyrën e përdorimit të gjuhës shqipe sipas propozim Statutit, shprehimisht thuhet se në komunën e Strugës gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe. Ky formulim është i papranueshëm për palën maqedonase, e cila insiston që të mos figurojë “…edhe gjuha shqipe”.

Është elaboruar disa herë se raste të tilla ka në shumë nëpër komuna të Maqedonisë dhe ky nuk do të ishte rast eklatant dhe shkelje e Kushtetutës si akt më i lartë juridik. Megjithatë, debatet për këtë pikë të “nxehtë” të Këshillit, kanë shkuar deri në dhënien e “mundësisë” që të konsultohen grupet e këshilltarëve, në bazë të vlerësimit se konsultimet nuk kanë qenë në nivel të duhur, dhe brenda një afati kohor të vazhdojë seanca, për të debatuar për propozim Statutin, me mundësinë e gjetjes së një gjuhë të përbashkët për miratim, në të mirë të gjithë qytetarëve të komunës së Strugës.

Mirëpo, nga frika dhe mos gatishmëria për shkak të ekzistimit të mundësisë reale, që propozim Statuti të miratohet me shumicën e thjeshtë prej 27 këshilltarëve, ndërsa të pasigurt që mund ta kalojë edhe “pengesën” e Badinterit, dhe në rast se përsëri do të ngihej iniciativë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe sërish kjo Gjykatë do ta abrogonte, atëherë ekzistonte frika e shpërndarjes së Këshillit dhe të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për përbërjen e Këshillit.

Komuna e Strugës mbase është e vetmja komunë në Maqedoni, që tetë vjet funksionon, sjell akte, miraton vendime etj, duke iu referuar Statutit të viteve para sjelljes së Ligjit për organizim territorial, që është në kolizion të plotë me Ligjin e mëparshëm të organizimit territorial.

Përbërja e re e Këshillit të komunës së Strugës, ku shqiptarët kanë 16 dhe maqedonasit kanë 11 këshilltar, nuk garanton sjelljen dhe miratimin e Statutit, në të cilin do të figuronte formulimi “Në komunën e Strugës, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe”, formulim që ka penguar edhe deri më tani sjelljen e Statutit të komunës, sepse ky akt juridik duhet të kalojë nëpër “duart” e Badenterit, që është në duart e këshilltarëve maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button