Deklaratë e Ambasadës së SHBA-ve për vdekjen e Nikolla Mlladenovit

“Me pikëllim e pranuam lajmin për vdekjen e Nikolla Mlladenovit në aksident e djeshëm të trafikut.  I shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij në gjithë Maqedoninë. Observimet ironike, mendjemprehta dhe ndonjëherë të ashpra të Nikollës ishin pjesë e rëndësishme e shqyrtimit të sinqertë të shoqërisë, që është pjesë kyçe e një dialogu publik të hapur dhe të shëndoshë.  Ai zë do të na mungojë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup me rastin e vdekjes së kryeredaktorit të javores “Fokus”, Nikolla Mlladenov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button