Sanimi i rrugës Brodec-Veshallë u fillua dhe u la në gjysmë, qytetarët kërkojnë të përfundojë

Banorët e Malësisë së Tetovës kërkojnë sanimin e rrugës që lidh fshatrat Brodec dhe Veshallë. Këtë çështje e ngritën edhe në debatin publik për buxhetin e Komunës së Tetovës për këtë vit, dhe për të njëjtën kërkuan që të rregullohet. Nga Komuna thanë se ka një projekt nga Ministria e Ekologjisë, i cili deri në qershor duhet të fillojë, nëse kjo nuk ndodh premtojnë se me rebalancin e parë do të ndajnë mjete për këtë rrugë, shkruan Portalb.mk.

Sanimi i rrugës që lidh fshatin Brodec me atë të Veshallës u la në gjysmë, edhe pse ishte i paraparë nga udhëheqsia paraprake e komunës të bëhej pasi të përfundonte asfaltimi i rrugës prej 700 metrave nga hyrja e fshatit Brodec.

Qytetarët kërkojnë që kjo rrugë të sanohet pasi me vite e vite nuk është rregulluar. Këtë e ngritën si çështje edhe gjatë debatit publik për buxhetin e Komunës së Tetovës për këtë vit. Ata kërkuan nga Komuna që të ndajë mjete për sanimin e kësaj të fundit.

“A ka të parapara mjete për sanimin e rrugës Brodec-Veshallë, për shkak se administrata e kaluar e filloj një farë sanimi dhe e la në gjysëm”, u shpreh një nga qytetarët.

This slideshow requires JavaScript.

Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmishi tha se për sanimin e rrugës Brodec Veshalle ka një projekt prej Ministrisë së Ekologjisë prej 12 milion eurove, ku do duhet të gjithë fshatrat e qytetit të Tetovës të bëhen me kanalizim dhe me sanim të rrugëve.

“Ne do të presim deri në qershor a do të fillojë realizimi i atij projekti. Në qoftë se nuk fillon, atëherë do të alokojmë mjete në rebalanc që t’i sanojmë rrugët e fshatrave”, tha Durmishi.

Kurse kryetari i Komunës, Bilall Kasami tha se me rebalancin e parë do t’i kushtojnë një rrëndësi më të madhe implementimit të programit të sektorit për veprimtari komunale, sa i përket rikonstruimit të rrugëve edhe për pjesën e malësisë.

Ndryshe, në fshatin Veshallë, rrugët janë të ngushta dhe përplot gropa ku nuk është intervenuar për vite me radhë. Nga mospërkujdesja e autoriteteteve banorët me vetëiniciativë kanë ndërmarrë veprime për rregullimin e gropave.

foto nga FB: Fshati Veshalle
foto nga FB: Fshati Veshalle

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button