Osmani paralajmëroi se për disa ditë do të ketë propozim për ambasador në Bullgari

Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një deklaratë për BTV paralajmëroi se për disa ditë do të ketë propozim për ambasador në Bullgari, njofton Portalb.mk.

“Pajtohem që është lëshim i yni që nuk kemi ambasador në Bullgari. Nuk e kemi caktuar emrin, por në ditët në vijim do të kemi propozim për ambasador të Maqedonisë në Sofje”, deklaroi Osmani.

Ambasadori i fundit në Bullgari ka qenë Marjan Gjorçev, mandati i të cilit i ka mbaruar mandati në fund të marsit të vitit 2020.

Në ndërkohë, derisa vazhdonin bisedimet me Sofjen e cila ka vendosur veto për fillimin e negociatave RMV-BE, qeveria paraprake e Zoran Zaevit ka emëruar përfaqësues special për Bullgarinë – Vllado Buçkovskin. Ai e mori këtë funksion prej 1 dhjetorit të vitit 2020, a u shkarkua pak ditë para zgjedhjes së qeverisë së re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski.

Të martën, kryeministri i ri i Bullgarisë, Kiril Petkov, e realizoi vizitën e tij të parë në Shkup. Ai, bashkë homologun nga Shkupi, Kovaçevski janë dakorduar që Bullgaria të pranojë që ta shfrytëzojë emrin e shkurtër të shtetit – Maqedonia e Veriut, por edhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrat kanë rënë dakord që më 25 janar të mbahet seancë e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button