Drejtori Jançevski: Paratë në “NLB Tutunska Banka” janë të sigurta

Drejtori i bankës “NLB Tutunska Banka”, Gjorgi Jançevski, në një deklaratë për televizionin Telma, i mohoi si të pavërteta thashethemet se kjo bankë gjendet në situatë të vështirë.

“Bëhet fjalë për shpekulim. Kjo është një lojë që të ndikohet në reputacionin e bankës sonë. Banka qëndron mir, ka likuiditet të shkëqlyeshëm, dhe nuk është problem për të gjithë ata që dëshirojnë t’i tërheqin kursimet e tyre. Ato mund të paguhen për shkak se likuiditeti garanton siguri për qytetarët – deklaroi Jançevski.

Kursimi i përgjithshëm në “NLB Tutunska Banka”, sipas tij, është 530 milionë euro ose 6% më tepër se sa në fund të vitit 2012. Gjatë javës së kaluar kursimet janë zvogëluar për 8 milionë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button