Shumica e re mbeti pa shumicë në komisionin kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime

Me bllokadë të re po përballet komisioni kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime, nëpërmjet të cilës kalojnë të gjitha zgjidhjet kadrovike zgjedhja e të cilëve është në kompetencë të shtëpisë legjislative, njofton Portalb.mk.

Sipas “360 Gradë” kjo është një prej arsyeve pse Kuvendi ende nuk mund të caktojë propozime për gjykatës të rinj kushtetues, edhe pse Gjykata Kushtetuese me muaj ka mbetur edhe pa katër anëtarët dhe tani punon vetëm me pesë gjykatës.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime jo vetëm që nuk ka kryetar, por edhe shumicën, tani për tani e ka opozita kuvendore. Më saktësisht, VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët kanë gjashtë anëtarë në këtë Komision, njëjtë sa LSDM dhe BDI, por anëtari i shtatë është Fadil Zendeli, nga radhët e Lëvizjes BESA, e cila, tani ndodhet në opozitë.

Deri te bllokimi i këtij trupi erdhi pas zgjedhjeve lokale, rezultati i të cilave u shpreh edhe në pushtetin qendror, kështu që në ndërkohë Lëvizja BESA doli nga Qeveria a Alternativa ka hyrë në shumicën e re parlamentare.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime mbeti pa kryetar pasi që Kostadin Kostadinov u zgjodh kryetari Strumicës. Vendi i tij si deputet u plotësua menjëherë, por si kryetar i Komisionit ende jo.

Më 16 janar, Kuvendi i dha mbështetje Qeverisë së propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski. Gjysmë ose para mesnate, 62 deputetë votuan pro Qeverisë së re, 46 kundër, ndërsa nuk kishte të përmbajtur .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button