Gazetari Mlladenov ka vdekur si pasojë e goditjes së fortë me gjoks në timon

Mbrëmë rreth orës 20 është nxjerrë vetura në të cilën e ka humbur jetën gazetari dhe kryeredaktori i javores “Fokus” Nikolla Mlladenov. 

Sipas informatave fillestare nga obduksioni i trupit të gazetarit Mlladenov, arsye për vdekjen e tij është goditja e fortë me gjoks në timon. Gjatë goditjes, i ndjeri ka pësuar gjakderdhje të brendshme. 

Këtë për televizionin Alfa e vërtetojnë burimet të afërta me hetimin, të cilët thonë se tani do të përqëndrohen në ekspertizën teknike të veturës dhe të konstatohet se si Mlladenovi ka dalë nga rruga me veturën e tij.

Hetuesit, do të konstatojnë se a ka pasur probleme teknike në veturë, a është përshtatur shpejtësia e veturës me kthesën apo ndoshta në aksident ka marrë pjesë edhe ndonjë veturë tjetër.

Në Qendrën kulturore për të rinj është duke u mbajtur mbledhje komemorative për Nikolla Mlladenovin.

Varrimi do të bëhet sot pasdite në varrezat e qytetit në Butell. /Portalb
.

Lajme të ngjashme

Back to top button