fbpx

RMV, gjatë vitit 2021 kishte rritje të korrupsionit në vend

Në mesin e 11 opsioneve të ofruara, korrupsioni, papunsia, çmimet e larta, të ardhurat e ulëta, varfëria, jostabiliteti politik, kriminaliteti, mbrojtja shëndetësore, arsimi, problemet ndëretnike, ndotja e ajrit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për dallim nga vitet paraprake, në vitin 2021 midis problemeve më të mëdha e njohin korrupsionin. Gjegjësisht, ata e renditën korrupsionin si problemin më të madh. Më pas është papunësia, pasuar nga çmimet e larta, të ardhurat e ulëta dhe varfëria, thuhet në raportin për vlerësimin e korrupsionit të Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.

Janë vërejtur dallime domethënëse në renditjen e problemeve sipas qytetarëve në vitin 2021 krahasuar me vitet e paraprake.

Përkatësisht korrupsioni është renditur i pari, ndërsa më pas vijojnë problemet ekzistenciale si papunësia, çmimet e larta, të ardhurat e ulëta dhe varfëria. Jostabiliteti politik, nga ana tjetër, për herë të parë nuk është në pesë problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë. Sipas gjetjeve të anketës së vitit 2021, karakteristike është rënia në pozitën e fundit e ndotjes së ajrit si problem, por edhe shtimi i qytetarëve që mendojnë se arsimi është problem. Nëse merret në korrelacioni me krimin e organizuar me korrupsionin dhe shqyrtohen të dyja problemet si gjendje që kanë të njëjtin sfond dhe kërkojnë masa të ndërlidhura për t’i luftuar ato, arrihet në përfundimin se për qytetarët lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është shumë larg në krye të problemeve sociale.

Burimi: Sistemi për ndjekjen e korrupsionit 2021 - Raporti për vlerësimin e korrupsionit i QMBN-së
Burimi: Sistemi për ndjekjen e korrupsionit 2021 – Raporti për vlerësimin e korrupsionit i QMBN-së
Faktorët që ndikojnë në përhapjen e korrupsionit

Për mbi 80% të qytetarëve të Maqedonisë, dëshira për pasurim të shpejtë personal të pushtetarëve përcillet me mungesën e kontrollit të rreptë administrativ mbi korrupsionin, moszbatimi i ligjeve dhe mbrojtja e pamjaftueshme e personave që raportojnë për korrupsion janë faktorë kryesorë për korrupsionin e përhapur. Shumica e qytetarëve konsiderojnë se të gjithë faktorët përveç asaj se nëpunësit kanë paga të ulëta ndikojnë në përhapjen e korrupsionit.

Parë demografikisht, ekziston dallim në perceptimin se si faktorë të caktuar ndikojnë në përhapjen e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Ajo që vihet re është se si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit pajtohen në masë të madhe se 9 nga faktorët ndikojnë në përhapjen e korrupsionit, gjegjësisht ka dallim të dukshëm në pikëpamjet e vetëm dy prej faktorëve. Kështu, për 81% të maqedonasve kundrejt 47% të shqiptarëve, përderisa pajtohen me pretendimin se pagat e nëpunësve civil janë të ulëta pajtohen 34% e maqedonasve kundrejt 66% të shqiptarëve.

Burimi: Sistemi për ndjekjen e korrupsionit 2021 - Raporti për vlerësimin e korrupsionit i QMBN-së
Burimi: Sistemi për ndjekjen e korrupsionit 2021 – Raporti për vlerësimin e korrupsionit i QMBN-së

Në mënyrë shtesë, simpatizantët VMRO-DPMNE-së në numër më të madh ndajnë mendimin se të gjithë faktorët ndikojnë në përhapjen e korrupsionit në raport me përkrahësit e BDI-së dhe LSDM-së.

Me pretendimin se dëshira për pasurim personal të atyre që janë në pushtet është faktori udhëheqës për korrupsionin e përhapur pajtohen 84% e maqedonasve dhe 73% e shqiptarëv. Është interesant të theksohet se simpatizantët e LSDM-së (39.4%) dhe BDI-së (52.2%) që përbëjnë shumicën parlamentare dhe janë anëtarë të qeverisë aktuale, në numër më të madh krahasuar me shumicën e mbështetësve të VMRO-DPMNE-së (67.6%) konsiderojnë se dëshira për pasurim të shpejtë personal të atyre në pushtet kontribuon në korrupsion.

Presioni korruptiv dhe përfshirja në korrupsion janë dy indekset që japin një pasqyrë të plotë të përvojës aktuale me korrupsionin. Vendimet e lidhura me korrupsionin të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se numri i personave të shpallur fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut varion nga 90 në vitin 2010 në 75 në vitin 2020. Ka një trend të dukshëm ndryshimi – ndërmjet viteve 2010 dhe 2020 ku mesatarja në katër vitet e para ishte 90 persona, ku në vitin 2014 arriti kulmin prej 193 personash dhe më tej është ulur vazhdimisht deri në vitin 2018 në 92 persona, dhe më pas shënoi një rritje të vogël prej 53 (personat më pak të dënuar në 2019) deri në 75 persona në vitin 2020.

Numri i personave të dënuar për dhënie apo marrje ryshfeti është shumë i vogël. Ka një tendencë të dukshme të uljes së numrit të këtyre personave. Numri më i madh i personave fajtorë për dhënie dhe marrje ryshfeti është 20 persona në vitin 2010 dhe të paktën 3 në vitin 2018.

Foto nga Pexels
Presioni korruptiv dhe përfshirja në korrupsion

Për të kuptuar dinamikën e korrupsionit, tregon analiza, Sistemi i monitorimit të korrupsionit përdor presionin korruptiv, ose korrupsionin potencial, gjegjësisht sa njerëz do të jepnin ryshfet nëse do t’u kërkohet një gjë e tillë nga persona zyrtarë. Ky indeks matet nga kontaktet me zyrtarët dhe kërkesa e tyre për t’u dhënë një shumë të caktuar parash, dhuratë ose t’ju bëjnë ndonjë shërbim. Presioni shoqërohet me kërkesë të qartë (kërkesë eksplicite) ose sinjale (nëpërmjet shprehjeve kryesore ose shenjave) se zyrtari pret diçka në këmbim. Hulumtimi tregon se 33.7% e qytetarëve ishin të ekspozuar ndaj presionit korruptiv, ndërsa 32.9% ishin të përfshirë në korrupsion. Kjo në fakt tregon rritje të presionit të korrupsionit me 4 pikë përqindjeje dhe një rritje të përfshirjes në korrupsion me 10 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019. Dallimi midis presionit dhe përfshirjes në vitin 2020 ka një rënie, gjë që sugjeron edhe në ulje të rezistencës ndaj korrupsionit.

Ky projeksion tregon se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë përvojë me korrupsionin, gjegjësisht mbi gjysmë milioni qytetarë të rritur të paktën një herë u është kërkuar ryshfet dhe mbi gjysmë milioni qytetarë kanë dhënë ryshfet të paktën një herë gjatë vitit të kaluar. Parashikime të tilla tregojnë në mënyrë ilustruese shtrirjen e korrupsionit administrativ.

Përsa i përket përfshirjes në korrupsion, nëse supozojmë se janë raste individuale, bëhet fjalë për një minimum potencial prej 548.449 veprash penale të kryera. Nëse e krahasojmë atë me shumën e personave të akuzuar në vitin 2020 për shpërdorim detyre dhe të pandehurve për marrjen dhe dhënien e ryshfeteve (gjithsej 82 persona), fitojmë normën e efikasitetit të institucioneve prej 0,015%, gjegjësisht aq është përqindja e rasteve të proceduara kundrejt atyre supozojmë se po ndodhin.

Analiza e përfshirjes sipas asaj nëse ka pasur apo jo presion korruptiv, tregon rritje krahasuar me vitin 2019, por edhe vitet paraprake. Ka një rritje domethënëse të qytetarëve që kanë marrë pjesë në një akt korruptiv nën presion nga 21.7% në 2019 27.3% në vitin 2021. Për sa i përket numrit të qytetarëve që kanë marrë pjesë në një transaksion korruptiv pa iu kërkuar ryshfet, ka një rritje prej 1, 6% në vitin 2019 5.1% në 2021, që është më i larti që nga viti 2002.

Për të përcaktuar dinamikën e korrupsionit administrativ, është e rëndësishme të njihet intensiteti i ndërveprimit të qytetarëve me administratën dhe në këtë mënyrë të përcaktohet presioni korruptiv. Në vitin e kaluar, 11,93% e qytetarëve janë përballur me kërkesë të drejtpërdrejtë për ryshfet, ndërsa për 17,25% të qytetarëve në raste të izoluara ka pasur sugjerime se administratorët kanë pasur pritshmëri të tilla.

Këto të dhëna tregojnë rritje të presionit korruptiv krahasuar me vitin 2019 kur 4.8% e qytetarëve janë përballur me kërkesë të drejtpërdrejtë për ryshfet, ndërsa 9.6% kanë pasur kërkesë indirekte për ryshfet. Përqindja e lartë e pikëvetë nuk di/pa përgjigje është rezultat i rasteve kur nuk ka pasur ndërveprim me administratën në atë vit.

Parë etnikisht, shqiptarët në numër të madh në krahasim me maqedonasit dhe me mesataren kombëtare duhej të jepnin para, dhurata ose kundër-shërbim kur kishin kontakte me zyrtarët e sektorit publik.

Ndryshe, Bashkimi Evropian, nuk është akoma i kënaqur me punën në luftë kundër korrupsionit. Kjo fushë, kërkon më shumë punë, pasi progresi është shumë i ngadaltë dhe me rezultate të vogla, kurse vendi në vend se të marrë renditje më të mirë në Indekset e korrupsionit, shënon akoma rënie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button