Bie shkëmbi mbi një shtëpi në Dellçevë

Mbi shtëpinë verore të familjes Memedov, në lagjen Rajoni i tretë, në Dellçevë u rrokullis një shkëmb dhe e dëmtoi atë, por për fat nuk ka të lënduar. Shkëmbi e dëmtoi shtëpinë verore që është ndërtuar pranë shtëpisë në të cilën banon kjo familje. Shkëmbi është rrëzuar si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut në rajonin e Dellçevës, që shkaktuan edhe rritjen e nivelit të ujit në lumin Bregallnicë.

“Rrokullisja e shkëmbit më gjeti në gjumë. Pres ndihmë nga organet kompetente komunale dhe shtetërore në pastrimin e oborrit dhe në sanimin e dëmit – thotë pronarja e shtëpisë Nazmije Memedova. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button