BNT: Familjarë të viktimave në aksidentin e autobusit në “Struma” kërkojnë hetim paralel

Pas tragjedisë me turistët nga Maqedonia e Veriut në autostradën “Struma”, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave kërkuan që Gjykata e Qarkut në Pernik paralelisht t}i hetojë arsyet për aksidentin dhe presin më shumë informata për arin dhe stolitë në vlerë prej mijëra euro që udhëtarët i kanë pasur me vete, shkruan BNT, njofton Portalb.

Pothuajse dy muaj pas tragjedisë së madhe, një pjesë e të mbijetuarve kthehen në Bullgari.

Vëllau i Qamuranit jeton jetë të dytë. Ai tanimë po rikuperohet fizikisht, por edhe psiqikisht. Ai ndaloi së foluri pasi u kthye në shtëpi.

“Mentalisht nuk është mirë. Ai ëshzë me mua dy muaj. Kujdesem për të. Kemi edhe të tjerë të cilët nuk janë mirë psiqikisht. Ata nuk mund të flasin. Vetëm e përsërisin të njëjtën – ‘nuk e di’, ‘nuk e di’. Çfarë të them, katastrofë më të madhe në botë nuk ka”, thotë Qamuran Pajazitovski.

Familjet e pikëlluara janë ende në pritje për gjërat e shpëtuara të njerëzve të tyre më të afërt. Ato janë kthyer nga hetimi bullgar në Maqedoninë e Veriut, por procedura për identifikim ende nuk ka filluar.

“Kam dëshmi se kunata ime ka pasur stoli ari në vlerë prej 7.000 euro gjatë udhëtimit. Ari nuk digjet”, shton Pajazitovski.

Edhe të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave insistojnë për hetim paralel për arsyet për tragjedinë, përveç procedurës penale që e ngriti Prokuroria. Lënda për sigurim të dëshmive është dorëzuar para Gjykatës së Qarkut në Pernik, thuhet në storjen e BNT-së.

Në aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari, që ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar, jetën e humbën 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shtatë u lënduan. Ata ktheheshin nga udhëtimi turistik nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button