Ka tema për të cilat Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të bëjnë kompromis, paralajmëroi ish-kryeministri Borisov

Ish-kryeministri bullgar dhe lider i partisë më të madhe opozitare parlamentare, Bojko Borisov, gjatë vizitës në Silistra komentoi se janë të rëndësishme çështjet historike, historia, puna e librave, mbishkrimet dhe monumentet, raporton MIA.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Borisov përkujtoi në përpjekjet e Bullgarisë të bëra që në kohën e presidentit Zhelu Zhelev deri në nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të mbështetur nga të gjitha partitë politike në Bullgari. Në të, sipas Borisovit, thuhet se çfarë duhet bërë dhe çfarë komisione duhet të ketë.

Ai tha se dje ka mësuar “se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë”.

“Aq vite para meje asnjë politikan maqedonas nuk e ka lejuar veten të thotë një gjë të tillë – se heqin dorë dhe nuk do të kenë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë”, tha ish-kryeministri, duke përkujtuar se Bullgaria e para e ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut për hyrje në NATO, e para e njohu pavarësinë e saj dhe dëshiron që ajo të anëtarësohet në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button