RMV, në autostradë u regjistruan katër vetura që lëviznin për 70 km/h më shpejtë se ajo e lejuara

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të dënojë 95 ngasës të veturave që po lëviznin më shpejtë se shpejtësia e lejuar në autostradën Shkup – Kumanovë – Veles, transmeton Portalb.mk.

“Njësia mobile për siguri në komunikacionin e rrugëve ka realizuar një kontroll të përforcuar në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles për dënimin e veturave që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, për çka janë dënuar 95 ngasës”, sqarojnë nga Policia.

Në këtë numër janë të përfshirë edhe 16 vetura që po lëviznin për 50 km/h më shpejtë se shpejtësia e lejuar, ndërsa katër ishin për 70 km/h më shpejtë se kufiri i shpejtësisë së lejuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button