fbpx

Lajçak dhe Eskobar pritet të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin në fillim të shkurtit

Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në fund të muajt janar ose në fillim të muajt shkurt, raporton EN.

Mediat raportojnë se Lajçak mund të jetë i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Vizita në Prishtinë mund të jetë me 1 dhe 2 shkurt pasi diplomatët të kenë ndalur në Beograd. Sipas mediave pritet që në bisedime të hapet edhe çështja e organizimit të votimeve për zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Gjatë bisedimeve për dialogun Kosovë-Serbi, pala serbe insiston se zbatimi i Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë prioritet në procesin e dialogut.

Ndërsa për Kosovën prioritet është çështja e të pagjeturve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button