KSHZ: Nëse pranohen ankesat, atëherë do të ketë rivotim në Çair, Ohër, Strumicë…

Gjithsej 428 ankesa kanë arritur në adresë të KSHZ-së, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin nga LSDM-ja dhe atë rreth 70 vetëm për qytetin e Ohrit.

Nëse partitë nuk janë të kënaqura nga vendimet e KSHZ-ve, kanë të drejtë të drejtë të parashtrojnë ankesa plotësuese deri tel gjykata supreme e cila në afat prej 48 orëve duhet të vendosë përfundimisht mbi ankesat dhe atëherë do të dihet se a do ketë përsëritje në vendvotime të caktuara.

Koalicionii VMRO-DPMNE-së ka dërguar pesë ankesa, prej të cilave tre për Strumicën dhe dy për Kërçovën,ku dukshëm nuk do të ketë ndikim në rezultatin përfundimtar.

PDSH-ja ka dërguar ankesa për komunën e Çairit,për falsifikimin e numrit të raporteve në favor të Izet Mexhitit . Nëse pranohen ankesat e PDSH-së atëherë në Çair do të ketë rivotim.
Eventualisht nëse KSHZ-ja i pranon ankesat e VMRO-së për Strumicën, edhe në këtë qytet mund të kemi përsëritje të procesit zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button